Politika

Inaugurohet pika kufitare e Hanit të Hotit







               Publikuar në : 12:24 - 03/08/18 |
mapo.al

Kushdo që do të udhëtojë nga Shqipëria për në Malin e Zi dhe anasjelltas nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit, do të përballet me ambiente dhe me shërbim më cilësor.


Ambientet e rikonstruktuara të pikës k]ufitare të Hanit të Hotit janë inauguruar këtë të premte me një ceremoni ku morën pjesë Ministri i Brendshëm , Fatmir Xhafaj, homologu i tij malazez dhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Në fjalën e tij, ministri Xhafaj tha se kjo pikë kufitare është tashmë një pikë e kategorisë së parë.

Synimi ynë kryesor është që në këtë pikë kufitare të kemi ambiente dhe infrastrukturë të nivelit dhe standardeve të Schengenit. Jemi të bindur se ky investim do të plotësojë pritshmërinë për një menaxhim shumë më cilësor të kufirit, të krahasueshëm me vendet e Bashkimit Europian. Me këtë investim, kjo pikë kalimi kufitar arrin në parametrat e një pike të kategorisë së parë.

Xhafaj tha se qeveria shqiptare kishte parashikuar një fond të posaçëm dhe së shpejti do të nisë ndërtimi i një ndërtese të re për administratën e Hanit të Hotit./tvklan.al

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas