Aktualitet

Imobiliarët: Rivlerësimi i pasurive, ritmet e ngadalta në janar






               Publikuar në : 15:19 - 10/01/12 |
mapo.al

Agjentët imobiliarë raportojnë se fluksi i procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që u vu re në muajin dhjetor, ka rënë në javën e parë të janarit. Sipas tyre, emigrantët të cilët e konkluduan me sukses këtë proces gjatë muajit dhjetor, ua kanë lënë vendin individëve banues në vend, të cilët neglizhojnë dhe presin fundin e afatit të përcaktuar. Nga të dhënat paraprake rezulton se 70% e emigrantëve që kanë ardhur për festat e fundvitit në vend, kanë bërë rivlerësimin e banesave. Ndërsa tani, sipas agjentëve imobiliarë, procesi ka shënuar rënie. Numërohen pak persona në disa ditë që kërkojnë të rivlerësojnë banesat e tyre pranë ekspertëve të autorizuar në agjencitë imobiliare.




KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas