Aktualitet, Kryesore

Ilir Demalia, sherr me Frrok Çupin: Tom Doshi më ka kërcënuar me pistoletë

Analisti dhe shkrimtari, Ilir Demalia, ka bërë një denoncim dje në emisionin “360 gradë”, të Artur Zhejit në Ora News.

Demalia, në lidhje live nga Amerika, ka thënë se e ka kërcënuar Tom Doshi së bashku me Fidel Yllin, dhe i kanë vendosur pistoletën në kokë.



Debati

Ilir Demalia: Më ka kërcënuar Tom Doshi dhe Fidel Ylli, më kanë çuar armën në kokë. Departamenti i Shtetit e ka në listën e njerëzve të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, nuk e lejojnë të hyjë në Amerikë. Filluan kërcënimet, ‘Ilir Demalia mos fol më për Tom Doshin se do të heqim qafe’. Nuk më kërcënojnë dot, unë nesër vij prapë në Tiranë. Unë nuk trembem as nga Tom Doshi dhe as nga kushdo qoftë, unë do them fjalën e lirë. ‘Mbylle gojën dhe kërko të falur’, më thotë një nga njerëzit e Doshit, e kuptoni çfarë njerëzish kemi në Parlament.

Frrok Çupi: Më vjen keq që po flisni për Tom Doshin.

Ilir Dmealia: Turp të kesh që e mbron.

Frrok Çupi: Nuk e mbroj, por nuk mund të lejoj të thuash këtë.

Ilir Dmealia: Të ka paguar Doshi.

Frrok Çupi: Këtë nuk ta lejoj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas