Media

Rreplika e Kujtim Çashkut me Ilir Demaliajn: E vërteta? S’kam qenë asnjëherë anëtar partie!

Pas thirrjes se bere nga analisti Ilir Demalia, se duhet te kerkojne ndjese te gjithe ata qe kane bere lutje te vazhdueshme per t’u bere anetare te Partise se Punes, mes te cileve, plot 4 here edhe Kujtim Çashku, vjen reagimi i regjisorit.

“Kanë bërë lutje për t’u bërë anëtarë të Partisë Punës Shqipërisë, dhe jo njëherë Kujtim Çashku 4 here, që kanë shkruar letra për humbjen e udheheqësit tyre të dashur shokut Enver, që u përbetuan se do ta vazhdojnë rrugën e shokut Enver në ditën e mortjes, si rasti Arben Kumbaros vëllait të ministres Leze traktoristja, si edhe ata që kolliteshin ke Trungu Kalzimeve si bashkepuntorë te Syrit Vigjelent dhe instalonin gjinkallat përgjuesit), ne zhaketat e punonjësve që ndiqeshin nga sigurimi, i bëj thirrje të pastrojne ndergjegjen e të kerkojnë falje publike, e mos na hapen bythesh si antikomuniste e demokrate të medhenj”,- shkruante pak dite me pare Demalia.



Regjisori Çashku i eshte pergjigjur me nje shkrim per “Panorama”, ku mes te tjerash i kerkon prere te mos shpife me.

Nga Kujtim Çashku

Në një bombardim shpifjesh e gënjeshtrash, herë pas here shfaqet prej së largu një zë që s’pushon së shpifuri ndaj meje dhe  nga ku, nga Amerika, ku shpifja s’ka kurrfarë lidhje me lirinë e shprehjes, madje dhe atje si kudo dënohet me Kod Penal. Këto rreshta po i shkruaj për Syçin (Ilir Demalian), të cilin dikur e kam pasur në një grup xhirimi në Kinostudio.

Ilir, mos shpif më nga Amerika. Unë kam jetuar e studiuar në Amerikë. Shpifja atje nuk të bën disident dhe as të ditur. Madje, mos shpif më, se shpifja nuk të faktorizon as këtu në Shqipëri, përveç kolovitjes në karuselin mediatik.

Madje sot, asnjë i mençur nuk rend më pas ndonjë guri të hedhur nga dikush… Mos shpif më, se shpifja nuk të çliron ty nga komplekset e trashëguara, helmet apo makthet shpirtërore e mendore të akumuluara ndër vite.

Mos shpif më, se nuk është shpifja ajo që mund të të bëjë ty apo këdo tjetër gazetar, shkrimtar, politikan apo qytetar fisnik. Mos shpif më, se koha e vajtojcave jashtë dhe brenda Shqipërisë, që thonë se “ai vend s’bëhet kurrë”, ka mbaruar që në shekullin e kaluar.

Ilir, mos shpif më ndaj meje. Unë njoh ligjin dhe drejtësinë si provë të së vërtetës dhe këtë do të bëj. Lëri vetes, së paku, imazhin kur këndoje ndonjë këngë popullore në autobusin e Kinostudios kur dëgjonim e kërcenim rock-un e ndaluar gjatë xhirimeve të «Balada e Kurbinit», si film anti otomano-bolshevik. Dhe tani më qartë akoma, mos shpif ndaj meje se unë, Kujtim Çashku, kurrë nuk kam qenë anëtar i ndonjë partie në atë apo këtë regjim. Kurrë nuk kam qenë në ndonjë shërbim apo bashkëpunim organesh të fshehta apo të dukshme të atij apo këtij regjimi në atë apo këtë kohë. Partia ime ka qenë dhe mbetet, arti, kinematografia dhe të drejtat e njeriut.

 

Mos shpif më, Ilir, për mua. Unë kurrë nuk kam shkruar asnjë rresht asnjëherë në asnjë artikull për vdekjen apo jetën e Enver Hoxhës. Unë kam bërë filmin artistik «Ballë përballë» me Piro Milkanin, që të fiksoja në imazhe, ty dhe kujtdo tjetër ndarjen përfundimtare nga bota bolshevike, duke përligjur në imazhe ndarjen historike për çdolloj nostalgjiku të asaj apo kësaj kohe. Imazhet e këtij filmi studiohen edhe sot, për të kuptuar dinamikën e hartave militare të botës në Mesdhe, Ballkan e kudo tjetër, sikurse po ndodh dhe me imazhet historike të filmit “Kolonel Bunker”.

Sa për Enverin, filmi “Pas vdekjes”, të cilin e realizova nën diktaturë dhe u censurua, në 1980-n kur Enveri ishte ende gjallë, ky film është i mjaftueshëm për të kuptuar ti dhe gjithë të tjerët se ç’mendoja unë për Enverin dhe diktaturën e tij.

Mos shpif më Ilir. Mua, në lëvizjen studentore, te greva e urisë së studentëve, te hedhja e monumentit të diktatorit, te forumi i të drejtave të njeriut, te burgjet ku gjendeshin të burgosurit politikë, e kudo tjetër, nuk më çoi Ramiz Alia apo ndonjë parti e majtë apo e djathtë përveçse bindja ime individuale. Unë, as Ramizin dhe as Enverin nuk i kam takuar kurrë në jetën time. Askush s’mundet, as dje e as sot të më përdorë mua, përveçse liria dhe pavarësia që kam krijuar përmbi gjysmë shekulli aktivitet intensiv, liri dhe pavarësi, për të cilën luftoj dhe punoj çdo ditë e çdo sekondë në vendin ku jetoj edhe sot.

Koha e haxhiqamilëve, Ilir, ka mbaruar. Unë s’kam më kohë për të humbur, me shpifarakë që helmojnë çdo ditë shqiptarët dhe Shqipërinë, por personalisht jam i vendosur të bëj gjithçka për të mbrojtur të vërtetën sepse besoj tek ajo, besoj te liria, drejtësia dhe fuqia e ligjit në Amerikë, në Europë dhe tash e tutje edhe këtu në Shqipërinë tonë./Marrë nga Panorama.com.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas