Kryesore

Ilir Demalia: Ja pse u divorcuan në diktaturë prindërit e Ornela Vorpsit

Pas intervistës së dhënë nga artistja Ornela Vorpsi, teksa ndër të tjera shprehej se koha e diktaturës “ishte shumë e vështirë, sidomos për nënën e saj, sepse e kishin babanë të dënuar”, ka reaguar përems një shkrimi në Facebook, analisti Ilir Demalia.

“Lexova sot intervistën e V….Duke qenë se e njoh mirë historinë e familjes saj dhe si mëhallelije, më duhet të ndalesha në mossinqeritetin e këtyre dy përgjigjeve për të cilat abuzon nga qëndrimi dje me të jatin dhe sot si shpërdorim….”, e nis ai këtë reagim.



“Nëna e ndau babain pikërisht sepse u dënua për politik. Nuk e gjykoj në rrethanat e kohës por nuk mund të përdoret sot si persekutim në distancim ne kohën e persekutimit”, shkruan Demalia ndër të tjera.

Postimi i plote:

Vajza para pasqyrës

Persekutim?!!

Lexova sot intervistën e V….

Duke qenë se e njoh mirë historinë e familjes saj dhe si mëhallelije, më duhet të ndalesha në mossinqeritetin e këtyre dy përgjigjeve për të cilat abuzon nga qëndrimi dje me të jatin dhe sot si shpërdorim….

Sa e vështirë ishte diktatura për një femër të bukur dhe me “njollë në biografi”?

Ka qenë shumë e vështirë, sidomos për nënën time, sepse ne kishim një baba të dënuar politik dhe automatikisht ishim edhe ne të dënuar. Njerëzit na largoheshin, kushërinjtë nuk na flisnin rrugës.. Ekzistonte edhe një mister rreth nënës sime. Një grua e bukur, pa burrë, çfarë bënte?! Ishte një opinion tepër i lig, hipokrit. Dhe këtë e dinë të gjithë… nuk jam vetëm unë që e them. Duart e burrave që zgjateshin, që i gjeje kudo.. dhe të nesërmen, kur ishin me gratë e tyre në bulevard, hiqeshin si burrat më të ndershëm të botës. Një hipokrizi e padurueshme dhe e jashtëzakonshme. Por kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, por atëherë ishte më e theksuar. Natyra njerëzore është gjithkund pak a shumë njësoj, por në ato kushte ishte shumë më barbare dhe e vështirë për t’u jetuar.

Unë: Nëna e ndau babain pikërisht sepse u dënua për politik. Nuk e gjykoj në rrethanat e kohës por nuk mund të përdoret sot si persekutim në distancim ne kohën e persekutimit.

Ju ishit fare e vogël kur babai juaj u burgos apo jo?

Isha vetëm 7 vjeç kur u burgos për agjitacion e propagandë. Mbeta vetëm me nënën time, që u sëmur nga ky fakt. Vuante nga mania e persekutimit, nga tmerri që do ta burgosnin dhe atë. Unë nuk pata të drejtë të vazhdoja Liceun Artistik. Isha disi e përjashtuar në shoqëri. Pra, ka qenë një fëmijëri dhe një adoleshencë shumë e dhimbshme.

Unë: Nuk kishit të drejtë të vazhdonit Liceun?!!
Vazhduat dhe ju doli Instituti Arteve(nuk po vë në dyshim talentin) që për të persekutuar ishte rreptësisht e ndaluar në kohën e diktaturës. Me babain nuk komunikuat dhe kur arritët të kuptoni….. sepse ishte i dënuar politik.

Mossinqeriteti ke artisti kompromenton artin si mendim krijues në funksion të manipulim-simulimit që tashmë është modë e elitave shqipëtare të artit dhe inteligjiencës si abuzim “cudirash” botërore.

Piktura, Vajza para pasqyrës e Pablo Picasso. Paris 1934

<
>
????????????????????????????????????
30743303_10216186442834801_9201998381214334976_n 15781258_10211834416156854_8013604543573872475_n ornela
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas