Sport

Ilir Daja prezantohet te Flamurtari, kërkon titullin edhe në Vlorë






               Publikuar në : 21:18 - 13/07/18 |
mapo.al

Ilir Daja u prezantua si trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit, një aventurë e cila pason largimin nga Skënderbeu, ku tekniku fitoi titullin që tashmë synon ta sjellë në Vlorë.


Klubi bregdetar këtë sezon do të synojë fronin e futbollit shqiptar, ndërsa ka bërë dhe afrime të rëndësishme në merkato, që shtojnë optimizmin.

“Kemi dy drejtime kryesore: riformatimi i skuadrës me elementë të vlefshëm dhe nisjen e stërvitjes pasi nuk kemi kohë”,- deklaroi Daja.

Flamurtari prezantoi këtë javë dhe një përforcim të rëndësishëm në mesfushë, duke marrë kapitenin e Partizanit Idriz Batha.

“Jemi në negociata edhe me disa lojtarë të tjerë, por nuk mund t’i bëj publikë emrat”,- theksoi trajneri.

Lojtarë të tjerë që pritet të luajnë nga kjo verë në Vlorë janë gjithashtu Radas, Mici dhe Muzaka.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas