Kryesore

Ilaçet, si humbi shteti 730 mln lekë. Mund të ishin blerë 50 autoambulanca

Ministria e Shëndetësisë nuk ka miratuar ende listën e barnave të rimbursueshëm për vitin 2018. Prej dy vitesh në farmaci po punohet me listën e vjetër të barnave të miratuar që në vitin 2016.

 “Kam librin e vitit 2016. Tani i kemi dhe online. Ne po punojmë me librin e 2016 sepse nuk ka dalë lista e re”, thotë farmacistja.

Por mosmiratimi i listës së barnave të rimbursueshëm në vitin 2017 i ka kushtuar buxhetit të shtetit 730 milionë lekë të reja.



Kursi i këmbimit të euros ka ndryshuar duke pësuar rënie të euros krahasuar me vitin 2016. 230 milionë lekë është humbja e shkaktuar për shkak të rënies së euros. Në 2018, euro ka pësuar një tjetër rënie.

Por nga ana tjetër, në vitin 2017 pati ulje të çmimit të barnave, e cila nuk u reflektua tek barnat e rimbursueshëm pasi nuk u arrit të miratohej lista e re. Nëse do kishte listë të re do të kurseheshin 500 milionë lekë të tjera.

Kur në fakt me këtë shumë që shkon në xhepa të kompanive farmaceutike mund të ishin blerë 50 autoambulanca apo mund të ishin ndërtuar disa qendra shëndetësore nëpër rrethe kushtet e të cilave lënë për të dëshiruar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas