Aktualitet, Kryesore

Ikën vapa, ‘çmendet’ moti… shi, breshër dhe përmbytje në disa qytete

Pas ditësh të tëra me temperatura të nxehta, moti ka ndryshuar menjëherë.

Reshje shiu dhe breshëri kanë rënë në disa qytete të vendit mesditën e sotme.



Në qytetin e Elbasanit, përveç shiut, për disa momente ka rënë breshër.

Një furtunë shiu është shndërruar në një stuhi breshëri në Shkodër.

Reshjet e shumta të shiut të shoqëruara edhe me breshër sollën përmbytje në rrugë

Shoferët janë kapur në befasi dhe kanë qëndruar për disa minuta në rrugë duke krijuar trafik dhe kaos në qarkullimin e automjeteve.

Disa biznese rrezikuan përmbytjen. Edhe për kalimtarët koha e pazakontë solli probleme të mëdha.

Është e pazakonte sesi kjo situatë ndodh në pikun e verës ku pamjet e treguan më së mirë këtë situatë.

Reshje te shumta shiu kane rene gjate dites se sotme thuajse ne te gjithe Shqiperine.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas