Politika

Idrizi: Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë.

Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua me Partinë Socialiste: “Për herë të parë një kryeministër artikuloi për çështjen çame. Për këtë arsye kaluam me Partinë Socialiste”.



Më tej, Idrizi tha se “Çështja e Çamërisë nuk ishte në program në mandatin e dytë dhe që nga ai moment, ne ishim në opozitë. Në program kishte vetëm timon e tepsi”.

“Nuk ka burrë nëne që ta përdorë njeri çështjen çame si tepsi. Si mundet që Ditmir Bushati nuk na pret për të diskutuar çështjen çame? Me një shtet si Greqia që nuk njeh as Çamërinë dhe as Kosovën nuk mund të bëhet marrëveshje e partneritetit strategjik”, shtoi Idrizi.

Më tej, Idrizi foli si opozitar: “Kemi një mazhorancë arrogante, krim në nivele të larta dhe ekonomi të dobët. Shqiptarët kanë ikur sepse ka humbur shpresa. Ka nevojë për një opozitë të fortë. Kjo opozitë nuk duhet të jetë vetëm reflektive. Opozita duhet të jetë pranë halleve të njerëzve. Opozita duhet të dalë me ofertë”.

PasPara

1 koment

  1. Mjaft me me zera te ngritur te cilet acarojne te vogel e te madh, shtrojuni punes dhe perpiquni te ngrini forcen e fjales ju idrizerat e CO. Mos fol me aq “pasion” se po mbron problemin çam. Jo mor idrizera, nuk mbrohet problemi çam me sharje, shpifje etj. as dhe duke levizur bythet sa andej kendej. Ju mund te levizni buthet eshte e drejte e çdo njeriu ne pershtatje me karaktrerin e tij. Por ti harron se problemi çam nuk eshte çeshtje e nje apo disa partive dhe as nuk e mbroni dot ju si parti ate problem. Mjaft me se na u bene veshet daulle, me “trimesirite tuaja”..Jo more njeri, nuk presin çamet qe ta zgjidhni ju, por ate do ta zgjidhe shteti Shqiptar dhe konventat nderkombetare. Ju vazhdoni mashtroni me studiot e avokatise, etj se ashtu mendoni do merrni votat. Asnje parti, ne rolin e partise, nuk ka te drejte te ngreje zerin per problemin çam perpara zgjedhjeve, nese do te ngrihet keshtu ky problem, tregon se eshte thjeshte per te mashtruar ne terheqjen e kutive te votimit. Vazhdoni kryeni punen e partise, gjeni shkaqet e shkermoqjes nga parlamenti dhe merrni guximin jepni doreheqje, jo nga partia se ajo eshte juaja personale, por nga gjoja se po merreni me çshtjen çame. Po qe ne doren tuaj, merr vesh: Kurre mos u zgjidhte AJO CESHTJE, sepse deri tani vetem keni penguar. Largoni mendimin se po punoni per ate çeshtje. Askush nuk ju beson dhe as nuk ju don qe ju personalisht te merreni me ate problm qe as e keni idene se çeshte ai problem dhe se kush do arrije ta zgjidhe.
    Po deshet merreni si keshille.
    Drinzi Bardhi shtator 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas