Sport

Ibrahimoviç: Te Interi qeshnin me mua, nuk më besuan kur u thashë…

Zlatan Ibrahimoviç sigurisht që përveç gjërave të mëdha që ka bërë në futboll është shumë i njohur edhe për deklaratat e tij të fuqishme. Së fundmi është revista “Fuorigioco” që ka nxjerrë disa fragmente nga libri biografik i suedezit.

Aty tregohet që Ibrahimoviç u largua nga Juventusi kur Luçiano Moxhi u shpreh që suedezi ta harronte rinovimin pasi vetë Ibra kishte thënë se ishte duke negociuar dhe më pas u la jashtë në ndeshjen ndaj Bajernit të Mynihut. “Nuk dua të qëndroj në Torino. Nuk ka asgjë që mund të më ofrosh për të më bërë që të qëndroj”, mësohet t’i ketë thënë sulmuesi drejtuesit.



PARMA INTER CAMPIONATO ITALIANO TIM SERIE A 07-08

Ndërsa në lidhje me aventurën e tij te Interi aty shkruhet: “Teksa Maxëell po mblidhte gjërat e tij, i dhashë një palë nga atletet e mia dhe i thashë: ‘Mi dërgo te Barcelona. Do të të takoj në një kohë shumë të shkurtër atje’. Të gjithë filluan të qeshnin. Mendonin se po bëja shaka. Brenda dy ditësh, Barça më ftoi në një takim zyrtar dhe pas 20 minutash isha lojtar i blaugranave”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas