Sport

Ibiseviç lë Hofenheimin për Shtutgartin

Vedead Ibiseviç është zyrtarisht lojtari më i ri i Shtutgartit. Klubi gjerman ka bërë të ditur blerjen e futbollistit boshnjak nga rivalët e Hofenheimit në faqen zyrtare të internetit. Edhe pse të dyja skuadrat janë përpjekur të mos bëjnë të ditur shifrën e transferimit, Burime të ndryshme bëjnë të ditur se kartoni i sulmuesit ka kushtuar 5.5 milionë euro.

Ibiseviç, i cili do të mbajë veshur fanellën e Shtutgartit deri në vitin 2016, është shprehur mjaft i kënaqur nga arritja e këtij transferimi. “Jam shumë i lumtur që bisedimet u mbyllen me sukses. Shtutgart është një klub i mirë, me një potencial të madh dhe do bëj më të mirën e mundshme për ta ngjitur skuadrën në tabelën e klasifikimit. Mezi po pres të ndjej atmosferën e veçantë të Mercedes-Benz Arena.”



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas