Auto

Ia nxjerr të gjithë mllefin makinës së tij

fiat

Një italian, që punonte si llogaritar, ia nxori mllefin makinës së tij, duke e goditur atë me sëpatë me aq fuqi sa kishte.



Spartaco Capon, 35 vjeç, që jeton në Lissone në veri të Italisë, ishte mërzitur me transportin publik.

Ai shkonte shpesh vonë në punë dhe shefi i tij e kishte kritikuar vazhdimisht.

Për këtë arsye vendosi që të blinte një Fiat 500 të ri.

Por ditën e parë që do nisej me të për në punë, makina nuk ndizej.

Atëherë, i tërbuar nga fakti që ishte sërish vonë për në punë, kapi sëpatën dhe i hyri makinës.

Fqinjët njoftuan policinë kur panë makinën, pasi menduan se ishte ndonjë vandalizëm.

Por u zbulua që autori ishte vetë pronari.

Ai u dërgua në spital dhe punëdhënësi i ka dhënë një javë leje për trajtim në një klinikë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas