Aktualitet

Ia kërkoi Kim Kardashian, Trump fal 63-vjeçaren e dënuar me ‘burg përjetë’

Ka rezultuar i suksesshëm takimi mes Kim Kardashian dhe Presidentit Donald Trump në zyrën Ovale.

Modelja 37-vjeçarja kaloi një orë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku diskutoi me dhëndrin e presidentit, Jared Kushner, njëkohësisht këshilltar i tij, e më pas edhe me Trumpin vet për të kërkuar faljen e një 63-vjeçareje të dënuar me burg përjetë pasi ishte arrestuar në 1993-shin për trafik droge.



E këtë pasdite Donald Trump ka dëgjuar këshillën e Kim Kardashian duke amnistuar 63-vjeçaren Alice Marie Johnson.

Historia e Johnsonit ia tërhoqi fillimisht vëmendjen yllit të “reality show”-t, kur pa një video të shkurtër mbi të, të postuar në një medie sociale.

Kim u prek aq shumë sa i kërkoi avokates së saj, Shawn Holley, t’i hidhte një sy rastit, e vendosi të paguajë për të një ekip të ri ligjor, i cili do të kujdeset me mbrojtjen e gruas, si dhe të bashkojë forcat me Kushnerin, që këmbëngul prej kohësh për një reformë federale të sistemit penitenciar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas