Kronika

I vrau djalin, shkodrani përballet me të vëllain në gjyq: Më le jetimë dy nipërit

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dërguar për kompetencë në gjykatën e krimeve të rënda çështjen e vrasjes të Mirsad Kuçit, i cili u vra nga xhaxhai i tij Bujar Kuçi. Ngjarja ndodhi në Shkodër mesditën e 23 shtatorit të 2017-ës në një rrugicë pas teatrit “Migjeni”. Pas asaj ngjarje gjykata la në “arrest me burg” autorin e dyshuar Bujar Kuçi. Gjatë seancës paraprake përpara dërgimit të çështjes në gjyq u përballën babai i viktimës Faik Kuçi me vëllanë e tij Bujar Kuçi.

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë dëshminë e babait të viktimës në gjyq, i cili u përball me vëllain vrasës. Pak para daljes së tij nga salla, për shkak të tensionit të madh, Faiku tha para togave të zeza; “Ju bëni çfarë të doni mua më ka ikur djali dhe më ka lënë dy jetima”. Pas kësaj fjalie ai ka tentuar të shkojë drejt xhamit ku ndodhej vëllai i tij, por më pas u largua nga salla, duke mos e përballuar më emocionalisht për shkak se vuan edhe nga zemra. Nga ana tjetër autori i dyshuar Bujar Kuçi ka pranuar krimin, ndërsa tha përpara gjykatës se e vrau nipin për shkak se ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar që ta vrasë.



Bujar Kuçi deklaroi se e ka qëlluar me thikë nipin e tij për t’u vetëmbrojtur nga ai. Në fund gjykata e shkallës së parë në Shkodër e dërgoi për kopetencë tek krimet e rënda këtë çështje. Bujar Kuçi edhe më përpara sipas burimeve ka tentuar që ta vrasë nipin e tij Mirsad Kuçi, baba i dy fëmijëve, për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre për oborrin dhe çështje të tjera duke qenë se shtëpitë i kishin ngjitur.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas