Kryesore

I vranë djalin, Gjolek Muho: E kanë qëlluar me dy armë

Gazetari i Fax News Edmond Hoxha ka qenë sot në familjen e Alket Muhos, që u ekzekutua ditën e djeshme në një fshat në afërsi të Gllavës në Memaliaj.

Familja e të ndjerit jeton në Patos, nga ku do të bëhet dhe përcjellja e tij për në banesën e fundit.



Duke folur për ngjarjen babai i Alketit, Gjolek Muho shprehet i tronditur nga ngjarja, dhe thotë se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti të të birit.

‘’Shteti shqiptar të nxjerrë vrasjen e djalit tim. Unë them që kanë qenë dy armë, edhe çifte edhe automatik, them unë. Konflikt ne nuk dimë që të ketë pasur. Ta nxjerrin në rast se ka”, shprehet babai i Muhos.

Dhembja dhe ngjarja e rëndë kanë tronditur jo pak familjarë, ndërsa i ati thotë se nuk ka dëgjuar asgjë nga ato që thuhen në media se djali i tij është dekonspiruar nga ana e policisë.

Kujtojmë se Alket Muho u qëllua me 7 plumba kallashnikovi në një zonë të thellë të Memaliajt, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar gjithsej 6 persona.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas