Kronika

I “vihet flaka” shtëpisë së Enver Hoxhës




               Publikuar në : 18:51 - 13/07/18 |
mapo.al

Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër organizoi një situatë simuluese në rast të rënies së zjarrit në zonën muzeale të qytetit.


Trajnimi kryhet në kuadër të programit të UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës, për të përballuar rastet emergjente nga rënia e zjarrit në objektet që kanë statusin ‘monument kulture’.

Për të demonstruar gatishmërinë e shërbimit zjarrfikës, policisë, por edhe spitalit, ishte zgjedhur që zjarri simulues t’i vihej Muzeut Etnografik, i cili në fakt është ngritur te shtëpia e lindjes së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Por pas viteve ’90 ky objekt nuk njihet zyrtarisht si shtëpia e diktatorit, për të shmangur në një farë mënyrë provokimin social apo reagimin nga radhët e ish të përndjekurve politikë, sipas “Argjirolajm”. Edhe pse duhet thënë që shumica e vizitorëve të tij, sidomos të huajt, shkojnë në këtë objekt pikërisht për shkak se e dinë që është shtëpia e Enver Hoxhës.

<
>
03-2 05-1 06-1 07-1 Zjarrfikese Zjarrfikese-gjirokaster Zjarrfikese-ok-gjirokaster zjarrfikesja-gjirokasta zjarrfiksjaaa


Etiketa: , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Nuk bie ere e mire kjo pune…. ja paskan vene syrin per t’a bere hi, shpepine ku ka lindur Enver Hoxha.

    Përgjigju &amp;darr;
CLOSE
CLOSE
Pas