Kronika

I vihet flaka makinës, disa të shoqëruar në Shkodër




               Publikuar në : 09:41 - 18/09/18 |
mapo.al

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Makina tip “Ford” në pronësi të shtetases më iniciale A.L. ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.


Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Mjeti më parë është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Policia ka shoqëruar disa persona si dhe po verifikon kamerat e sigurisë së objekteve përreth për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti i Shkodrës kohët e fundit është tronditur nga mjaft ngjarje me natyrë kriminale që akoma janë pa autorë./abcnews.al


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas