Aktualitet

I vënë zjarrin shtëpisë së biznesmenit në Fier, fëmijët zbresin nga ballkoni

Një zjarr-vënie e qëllimshme që mund të kishte përfunduar në një ngjarje me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit.

Raportohet se zjarri është vendosur në derën e shtëpisë së biznesmenit Ilirjan Saliaj, duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Mësohet se dera e shtëpisë së biznesmenit është spërkatur me rreth 5 litra benzinë dhe më pas i është vendosur flaka.



Motivi i kësaj zjarr-vënie dyshohet të jenë konfliktet për biznesin dhe pronën që Saliaj ka me persona të tjerë. Paraprakisht mësohet se biznesmeni ka kontradikta në lidhje me një supermarket dhe një truall.

Policia po punon për të gjetur personat me të cilët Saliaj ka konflikte, ndërsa një nga pistat nën hetim është edhe mosmarrëveshja e tij me personin që ka administruar marketin, pasi të dy bashkë kanë ushtruar një aktivitet të përbashkët në fushën e industrisë ushqimore, por pas falimentimit janë përplasur për një shumë prej 150 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë uniformat blu sqarojnë se s’ka të lënduar në këtë ngjarje, pasi biznesmeni ka mundur t’i zbresë fëmijët gjatë natës tek fqinji një kat më poshtë nëpërmjet ballkonit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas