Kronika, Kryesore

I vë flakën vetes, ja denoncimi në polici

jorgo dekajNjë person i ka vënë flakën vetes sot përballë Komisariati të Lushnjes në shenjë proteste se, policia nuk i merr deklarimin e tij.

Por burime policore kanë bërë të ditur se, kjo gjë nuk është e vërtetë pasi një ditë më parë, Jorgo Derkajt në ambientet e Policisë së Lushnjes është marrë deklarimi i personit.



“Më është bërë padrejtësi nga komuna. Policia e di” ka thënë 53 vjeçari nga ambientet e spitalit të Lushnjes kur po merrte mjekimin e parë.

MË POSHTË KENI DEKLARIMIN E PLOTË TË DEKAJT:

“Me vullnetin e tij të lirë i dëmtuari deklaroi:

Jam me banim fshatin Bubullimë, jam i martuar me … Kam probleme të saktësisë së tokës truall që ndodhet në fshatin Gjonas i komunës. Këtë sipërfaqe toke erdhën specialistët e Komunës e matën dhe më thanë këtu është kufiri.

Unë vendosa kufirin, e bëra me avulli me murre blloku. Mbasi unë bëra avullinë, kërkova përsëri që të saktësohet toka. Specialistët e komunës erdhën e matën sipërfaqen e tokës dhe më thanë se ke edhe 20 pondë nga ana e jashtme e avullisë. Kjo sipërfaqe toke që është jashtë avullisë është e mbulluar nga ferrat dhe mbeturina të tjera dhe janë bërë shkak për bllokimin e rrugës. Unë kërkoja nga komuna që kjo sipërfaqe toke të mos preket. 20 cm jashtë avullisë dhe këtë problem do ta ndjeki në rrugë ligjore. Unë do t’i drejtohem rrugës ligjore në Gjykatë për këtë padrejtësi që më është bërë mua si person. Unë nuk do të bëj asnjë veprim të jashtëligjshëm në rast të kundërt do të përballem me ligjin. Gjatë qëndrimit në polici nuk kam pretendime. Deklaratën pasi e lexova e firmosa pa vërejtje.

Jorgo Derka”, thuhet në procesverbalin e dëshmisë që policia lokale i ka marrë banorit të fshatit Bubullimë në Lushnje.

procesverbali

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas