Bota

I vë flakën lokalit dhe bllokon daljen, 18 të vdekur




               Publikuar në : 22:53 - 24/04/18 |
mapo.al

18 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një zjarri që ra në orët e para të së martës në një lokal me karaoke. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një provincë juglindore të Kinës.


Sipas hetimeve, zjarri filloi brenda ndërtesës tre katëshe në orët e para të mëngjesit të ditës së martë dhe është vënë qëllimisht nga një person.

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Raportet pohojnë se ai bllokoi daljen e vetme të barit me një motoçikletë para se të fillonte zjarri.

Për informacione që mund të ndihmonin në kapjen e tij, autoritetet vendosën në dispozicion një shpërblim prej 25 mijë eurosh.

Ndërkohë, zjarret vdekjeprurëse janë një plagë e rëndë për Kinën. Shpeshherë janë shkaktuar nga neglizhenca, por ka dhe shumë raste të zjarrvënieve të qëllimshme.

Vitin e kaluar, 22 vetë u vranë pasi një zjarr shpërtheu në një shtëpi dy katëshe në Kinën Lindore.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas