Kronika, Kryesore

I theu këmbën efektivit, zbardhet shkaku i sherrit me policinë të fushë-krujsit në Kuçovë

Një punonjës policie mbeti i plagosur në këmbë gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi një mjet me shpejtësi e përplasi dhe më pas u largua.

Por sot janë zbardhur shkaqe të ngjarjes së djeshme.



Mësohet se konflikti ka ndodhur sepse disa persona i kishin ngacmuar bashkëjetuesen e 37-vjeçarit Ylli Luka nga Fushë Kruja dhe pas debatit që ishte krijuar kishte ndërhyrë dhe policia.

Në debat e sipër, Luka i tensionuar i ka hipur makinës dhe ka përplasur efektivin.

Pas aksidentit, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia është vënë në ndjekje të tij, dhe ka arritur ta prangosë vetëm pas 30 minutash, teksa ai po tentonte të dilte nga qyteti i Kuçovës.

37 vjeçari, banues në Nikël, në Fushë-Krujë ishte i dënuar më parë, ndërsa punonjësi i policisë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas