Kronika

I shpallur në kërkim, arrestohet 34-vjeçari nga Shkodra

Është arestuar ditën e sotme një një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale të “Vjedhjes me dhune”.

Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe ndalimi shtetasit të shpallur në kërkim, Agron Ndoci, 34 vjeç, banues në Velipojë.



Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendin Nr.741 datë 27.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet iu referuan Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas