Kronika

I premtoi takim romantik, greku përdhunon shqiptaren në pyll






               Publikuar në : 20:54 - 06/07/18 |
mapo.al

Një shqiptare në Greqi ka denoncuar një 56-vjeçar grek për përdhunim, raportojnë këtë të premte mediat helene. Greku u arrestua në Ilida të qytetit Amaliada.


Një ditë më parë, 40-vjeçarja shqiptare bëri kallëzim në polici ku sipas dëshmisë së saj, tre ditë më parë, pasi caktoi një takim me grekun, ai e çoi atë me makinë në një zonë të veçuar në një pyll dhe duke përdorur dhunën, abuzoi me të seksualisht.

Në polici ka dëshmuar edhe vajza 22 vjeçe e shqiptares. Kjo e fundit raportohet të ketë thënë se greku iu afrua një ditë pas ngjarjes dhe e kërcënoi atë që t’i thotë të ëmës të mos lajmërojë policinë lidhur me atë çka ndodhi.

Por, gruaja shqiptare vendosi të bëjë kallëzim, duke e çuar kështu në pranga 56-vjeçarin grek.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas