KMR

I përmendën fëmijën, aktorja në studio i shkon pranë spektatores dhe…

Një aktore ruse rrahu një spektatore në studio pasi kjo e fundit e kritikoi pse kishte lindur në moshën 49 vjeçare.

Evelina Bledans, e cila pret fëmijën e saj të tretë ishte e ftuar në një shfaqje të quajtur “Jeto” për të folur rreth shtatëzanive në moshë të madhe.



Ndërkohë një spektatore e publikut e akuzoi se po rrezikon shëndetin e fëmijës duke i vënë në dukje se e kishte dhe një djalë me sindormën down.

“Është e rrezikshme të lindësh në moshën 35- 40 vjeç aq më tepër në moshën 49. Çfarë mendon se po bën?

Mos do të lindësh një tjetër fëmijë të sëmurë? Do të lindësh një fëmijë me sindromën Down? Askujt në shoqëri nuk i duhet një fëmijë i tillë”,- tha spektatorja Elena Lebedeva.

Në këtë moment Bledans ngrihet në këmbë dhe i afrohet publikut në skenë, pranë gruas.  “Je një mjerane. Ai është djali im. Ti mund të thuash gjithçka për mua, por djalin tim lëre të qetë kupton?”,- tha aktorja teksa e goditi spektatoren.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas