Arkiva 2

I paqartë fati i qindra fëmijëve në SHBA, një ditë pas vendimit të Trump

Fati i qindra fëmijëve pa dokumente, që janë ndarë nga prindërit, mbetet i paqartë, një ditë pasi presidenti Donald Trump vendosi të tërhiqet nga politika e tij.

Ai urdhëroi të premten që fëmijët të qëndrojnë me prindërit e tyre, që dërgohen në burg nën akuza kriminale për kalim të paligjshëm kufiri.



Por, sipas ligjit amerikan, fëmijët emigrantë nuk mund të mbahen në burg për më shumë se 20 ditë nga ana e zyrtarëve të emigracionit.

Dhe variantet se çfarë do të ndodhë më pas, janë të ndryshme. Të paktën 2300 fëmijë janë ndarë nga prindërit pasi kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme që nga 5 maji.

Ndërsa nënat dhe baballarët e tyre mbahen në burg, në pritje të daljeve në gjyq, shumë nga fëmijët dërgohen në qendra të posaçme, ku kushtet janë aspak të kënaqshme.

Urdhri ekzekutiv i nënshkruar nga Trump një ditë më parë, kërkon që familjet e emigrantëve të burgosen së bashku, ndërsa rastet e tyre merren në konsideratë.

Por problemi është se ku do të mbahen familjet dhe se çfarë do të ndodhë me to deri sa të ngrihen qendra të posaçme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas