Auto

I paparë ‘Ferrari 488 Pista’… fluturon nga 0-100 km/h për 2.85 sekonda

Nëse në Kinë ‘Ferrari’ zhgënjeu duke humbur një garë që e nisi si favorite, ‘kokëkuqja’ vazhdon të jetë makina e shpejtësisë e preferuar nga të gjithë. Dhe në fakt modeli i ri ‘Ferrari 488 Pista’ është një mrekulli më vete.

Pak ditë më parë këtë mrekulli të automobilizmit e testoi në pistë edhe Valentin Rossi.



Por çfarë ka të veçantë makina ‘Ferrari 488 Pista’? Kjo makinë në raport me modelin e thjeshtë është rreth 90 kilogramë më e lehtë. Ndër të tjera kjo makinë ka 50 kuaj/fuqi më shumë, të prodhuara nga motori V8 turbo 3.9 litra.

Përsa i përket shpejtësisë ‘Ferrari 488 Pista’ nga 0-100 km/h i arrin në 2.85 sekonda, ndërsa 0-200 në vetëm 7.6 sekonda, për një total të 340 km/h.

‘Ferrari’ bëri prezantimin e kësaj makinë në Sallonin e Gjenevës dhe ajo që nuk është zbuluar për momentin është çmimi i shitjes. Modeli i zakonshëm ‘Ferrari 488’ fillon me 210 mijë euro, ‘Ferrari 488 Pista’… duhet të presim.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas