Kronika

I mori nga diskoja dhe i përdhunoi, taksisti shqiptar i “bën ngropën” vetes

U arrestua para disa muajsh nën akuzat se kishte përdhunuar dy vajza në taksinë me të cilën punonte, por një shqiptar e ka gjetur vetën në telashe ditën e sotme, kur është përballur me autoritet italiane.

Prokuroria e Milanos ka kërkuar 14 vite e 6 muaj burgim për taksistin shqiptar, i cili akuzohet se ka abuzuar me një 20 vjeçare dhe me një 25 vjeçare,



Mësohet se ai ka marrë vajzat në makinë orët e para të mëngjesit pranë një diskoteke dhe në vend që ti çonte në destinacionin e kërkuar nga klientet, parkoi mjetin në një rrugë të veçuar për t’i përdhunuar.

Ngjarjet kanë ndodhur në dy raste të ndryshme, më 11 nëntor të vitit 2016 dhe më 24 korrik të po këtij viti, por shqiptari është zbuluar për shkak të analizave të ADN-së.

Gjithashtu në zbardhjen e ngjarjes ka ndihmuar dhe një video e realizuar pak para dhunimit nga njëra prej vajzave.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas