Aktualitet

I kanos jetën me pistoletë, policia në kërkim të autorit

I kanosi jetën me pistoletë një person, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.50 në lagjen ‘Beqir Dardha” të Elbasanit. Një shtetas i identifikuar tashmë nga policia, ka shkuar në banesën e Elio Dorëzezës 31 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan, ku për motive banale ka kanosur si dhe ka tentuar të qëllojë atë me armë zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Pas këtij veprimi ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Në largim e sipër autorit i ka rënë pistoleta, e cila është gjetur dhe sekuestruar më pas nga policia në cilësinë e provës materiale. Ndaj tij janë ngritur akuzat: “kanosje”, “armëmbajtje pa leje”, “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas