Kryesore

I forti i Elbasanit: Si u kap pjesëtari i grupit të Çelajve

Ky është momenti i arrestimit të 36-vjeçarit Kelmend Xhaferri, i cili lëvizte me armë zjarri pa leje, ndonëse ishte ne arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë.



Ai u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së mërkurës ne lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit, teksa drejtonte një mjet tip “Porsche”.

Policia sqaron se në momentin që është ndaluar, 36-vjeçari ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet per t’u shpëtuar uniformave blu.

Gjatë kontrollit në makine, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsche”.

Kelmend Xhaferri u arrestua me 19 shtator të 2017 për incidentin e rëndë me policinë te “Tregu Agro Ushqimor” në Elbasan ku makina e Gjergji Oshafit, Zv/Drejtorit të Policisë së Elbasanit u godit nga një automjet i blinduar.

Kelmend Xhaferri u arrestua, pasi së bashku me Ledio Zabelin dhe Valmir Dedjan pasi gjatë kontrollit iu gjetën lëndë narkotike, armë zjarri pa leje.

Ata kundërshtuan policinë gjatë ndërhyrjes për të ushtruar kontroll në ambientet e tregut agro-ushqimor.

Xhaferri dyshohet se është pjesëtar i një prej grupeve kriminale që vepron në territorin e Elbasanit, i njohur si grupi i Çelajve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas