KMR

I fiksuar pas stuhive madhështore, i riu rrezikon jetën për të fotografuar tornadon






               Publikuar në : 18:40 - 18/06/18 |
mapo.al

Një djalë nga Australia që kishte mbetur përpara një tornadoje gjigande është me fat që është gjallë.


Në vitin 2013, Daniel Show ka rrezikuar jetën e tij për të fotografuar një prej tornadove më të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Pas stuhisë, ai vuri re se i kishte mbetur vetëm gjysma e makinës së tij pasi pjesa tjetër fluturoi në ajër.

“Ishte eksperienca më e frikshme e jetës sime. Prisja të vdisja. Isha i bllokuar dhe një gjysmë rimorkioje e përmbysur mund të më binte sipër”, tha ai.

Për shumë njerëz, stuhitë janë të tmerrshme dhe qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, por për Danielin nuk ka qenë kështu. Ai i ka patur pasion që kur ka qenë fëmijë. Tani, së bashku me mikun e tij, Shoë mendon të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të parë tornadot më të rrezikshme në botë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas