Sport

“I droguar dhe i paaftë”, shtypi meksikan sulmon rëndë Maradonën

Pak ditë më parë Diego Armando Maradona mori drejtimin e skuadrës së Dorados në Meksikë, duke sjellë një efekt të ngjashëm me atë të Ronaldos në Itali.

Shumë media në Meksikë nisin të shkruanin me eufori për këtë fakt, por së fundmi një artikull plot helm është lëshuar nga njëra prej tyre.



Gazeta më e shitur në Meksikë, “Universal”, ka dale hapur kundër Maradonas, madje duke e cilësuar atë si një i droguar. Në titullin e artikullit plot helm të firmosur nga Gerardo Velazquez de Leon lexohet: “I droguari do të drejtojë në futbollin meksikan”.

“Do t’i japin një të paafti 150 mijë dollarë në muaj dhe kjo është një mungesë respekti për trajnerët e tjerë. Maradona është i mirë për të shitur bileta te tifozët, por nuk ka as idenë më të vogël se si duhet të punojë,” – shkruan “Universal”.

Polemikat e gazetës meksikane vazhdojnë: “Është i sëmurë, i droguar dhe ka nevojë për ndihmë sepse përbën një shembull të keq. Gjatë botërorit në Rusi të gjithë e panë situatën në të cilën ndodhet.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas