Kronika

I dënuari nuk u kthye më në qeli, pezullohen lejet për të burgosurit në burgun e Drenovës

Prej një muaji, një i dënuar ka lënë ambientet e lënë ambientet e burgut të Drenovës, pasi kishte marrë leje nga drejtoria, por nuk është kthyer më. Shtetasi Hisni Myrtishi vuante dënimin në burg për trafik të lëndëve narkotike.

Pasi ka marrë leje nga IEVP e Korçës, Myrtishi ka shkuar në shtëpinë e tij, por nuk është rikthyer në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, pas përfundimit të afatit.



Por ky veprim i tij ka penalizuar të dënuarit e tjerë, që vuajnë dënimin në këtë burg, pasi është vendosur pezullimi i lejeve.

Hisni Myrtishi, të cilit i kishin mbetur edhe 2 vite burg për të shlyer, dyshohet se mund të jetë larguar ilegalisht në Maqedoni.

Sakaq, pas informacioneve të marra, policia shqiptare dhe ajo maqedonase janë vënë në kërkim të tij.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas