Bota, Kryesore

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri, ekstradohet shtetasi italian

Një shtetas italian është ekstraduar drejt Shqipërisë nga Italia, pasi është dënuar me 8 vite burg nga drejtësia shqiptare për “Trafik të mjeteve motorike”. Policia bën me dije se është ekstraduar nga Italia Massimiliano Locorotondo.

“Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano drejt vendit tonë, i shtetasit italian Massimiliano Locorotondo, 35 vjeç, lindur në Ostuni, Itali.



Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin nr. 899 datë 07.07.2013, ka vendosur dënimin me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i mjeteve motorike”, parashikuar nga nenet 141/a/2 e 291 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e policisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas