LAJMEKALENDARI / REZULTATE
ShowBiz

I dashuri i Dua Lipës kapet mat duke e tradhtuar me një femër tjetër në klub

I dashuri i këngëtares që po kryeson në top lista plot 8 javë radhazi me “One Kiss”, është fotografua me një femër tjetër në klub nate, teksa në sfond po luante pikërisht kënga hit e Dua Lipës, shkruan The Sun

Fotografitë e publikuara nga The Sun, shfaqin atë në një kërcim mjaft të nxehtë me një femër tjetër në klubin e natës “G-A-Y” në Londër, madje dhe duke tentuar për ta puthur atë.



Kjo gjë vjen vetëm dy javë pasi Isaac Carew dhe Dua Lipa u fotografuan së bashku në një klub në Londër, duke konfirmuar se kishin rindërtuar romancën e tyre të dashurisë.

Çifti ka filluar takimet që nga muaji janar, menjëherë pas ndarjes nga Paul Klein, një lidhje kjo gjashtë mujore e këngëtares. Por ajo ka histori me Isaac, pasi ata ishin së bashku për më shumë se dy vjet para ndarjes me Paul Klein.

Këngëtarja e hitit “News Rules” për momentin është në turin e saj në Amerikë. Por, mendja e Isaac Carew duket se është diku tjetër, ndërsa Dua ende është me mendje tek ai ku dhe publikoi të hënën një fotografi të tijën në Instagram, ku më vonë filloi dhe të bënte shkrime në Twitter rreth dashurisë.

Ajo shkroi: “Duhet t’i mbash afër miqtë dhe të afërmit, të besosh dhe të shkosh sipas instinktit tënd”

“Duaji ata me gjithçka që ke, sepse e meritojnë botën. Dashuria është gjëja më e mrekullueshme në botë”

“Mos kini frikë të doni me gjithçka çfarë keni”, kanë qenë disa nga shkrimet e Dua Lipës në Twitter.

Dua ka kaluar tetë javët e fundit në krye të tabelave me bashkëpunimin e saj me Calvin Harris, “One Kiss”.

<
>
iesac1_1528889315-406652 isaac_1528889324-5096794 iesac2_1528889319-8201256
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE