KMR

I dashuri e detyroi të kryente marrëdhënie me çiftin e huaj, të nesërmen i propozoi martesë!

Një histori e pazakontë! Në rubrikën e “Ask.E.Jean”, një vajzë ka rrëfyer historinë e saj kur i dashuri e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me një çift të panjohur dhe më pas i ka propozuar martesë. Vajza kërkon një opinion nga ekspertja për zgjedhjen.

“Jam 33 vjeçe dhe kam patur gjithmonë marrëdhënie monogame. Para disa javësh, një burrë që e takoja prej 8 muajsh më çoi pa më treguar në një festë ku njerëzit kryenin marrëdhënie seksuale. Sigurisht që patëm një debat të madh mëngjesin e nesërm. Ai më tha se bënte këtë lloj jetese dhe pretendoi se thjesht nuk e kuptoja që edhe unë bëj pjesë në këtë lloj aktiviteti seksual.



Që prej atij momenti, ai më ka mërzitur duke më çuar në ato festa dhe duke insistuar se duhet të luaj me njerëz të tjerë. Kështu që unë fjeta me një çift. Ai pa të gjithë skenën pa u bërë pjesë. A më eksitoi kjo gjë? Po. Por duhet të isha shumë e dehur për ta bërë. Ai kërkonte që ta vazhdoja këtë gjë. Nuk di çfarë të mendoj. Mëngjesin tjetër pasi fjeta me çiftin, ai më dha një unazë. A është i çuditshëm? A është i dashuruar me mua? Isha shumë konservatore për të?”, shkruajti ajo.

Përgjigja e ekspertes përfshinte faktin që ka disa lloje të ndryshme të dashurisë, por nuk nevojiten pesë pije për të kuptuar nëse një mashkull është i dashuruar. Për më tepër, detyrimi për të patur marrëdhënie seksuale me një çift tjetër nuk tregon një dashuri të vërtetë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas