KMR, Kryesore

“I dashur hajdut, më kthe Mercedes-in, të jap 250 mijë euro”

Një sipërmarrës gjerman ka bërë një thirrje publike ndaj personit që i ka vjedhur makinën.

Ai thotë se do i japë 250 mijë euro nëse ai i rikthen makinën.



Bëhet fjalë për një makinë Mercedes 300 SL “California Outlaw”, një model i vitit 1955.

Thomas Rosier thotë se makina është një xhevahir dhe për të ka vlera të vërteta emocionale pasi e ka blerë i ati.

“I dashur hajdut, të lutem më kthe makinën. Do të të paguaj 250 mijë euro në cash”, thotë ai.

Makinën ia vodhën përpara një hoteli në Gjermani.

“Nuk kishte vend në garazhin e hotelit, kështu që e parkova në një parking afër hotelit, me kamera”.

Por të nesërmen, makina u zhduk.

“Është thuajse e pamundur që të shesësh një makinë të tillë në treg. Druhem se do e shesin për pjesë. Do ishte një gjë e tmerrshme,” thotë ai.

Një makinë si ky version i vjetër mund të kushtojë 1.7 milionë euro.

<
>
mercedes1 mercedes2 mercedes3 mercedes4
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas