Kryesore, Sport

Hysaj-Napoli, rikthehet dashuria. Tani rroga “fluturon” në 3 milionë euro

Sa shpejt ndryshojnë gjërat! Deri pak javë më parë, Elseid Hysaj shihej thuajse si i larguar nga Napoli. Sot, klubi jo vetëm planifikon të mbajë mbrojtësin, por edhe t’i rinovojë kontratën duke e paguar si më të mirët në kampionatin italian.

Sipas “calcionapoli24”, sot ka pasur një takim mes menaxherit të tij dhe drejtuesve të Napolit, për të diskutuar idenë e rinovimit të futbollistit. Bëhet fjalë për zgjatje të marrëveshjes deri në vitin 2023, nga 2021 që është ajo aktuale. Sigurisht, kjo do të shoqërohej me një përmirësim të rëndësishëm të kushteve financiare.



Kësisoj, rroga e lojtarit tanimë parashikohet të arrijë në 3 milionë euro në vit, duke e bërë padyshim futbollistin shqiptar më të paguar për momentin. Në këmbim, klubi dëshiron që klauzola e largimit, nga 55 milionë euro, të bëhet 80 milionë euro. Në këtë pikë nuk ka ende një akord, pasi menaxheri i tij kërkon që të hiqet plotësisht në mënyrë që të mos “frikësohen” skuadrat që mund të kërkojnë lojtarin në të ardhmen.

“Unë dhe Guintoli kemi folur për gjithçka, por nuk ka ngut. Nëse Napoli dëshiron t’i rinovojë kontratën Hysajt, ne do të ishim të lumtur ta dëgjonim, të gatshëm të diskutonim. Elseid ka dëshirën të tregojë se është i fortë edhe kur duhet sulmuar, edhe me mungesën e Sarrit”, theksoi menaxheri i tij pas takimit të sotëm.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas