Sport

Humbja sjell “gijotinën”, Kamza shkarkon Bledar Devollin!

Vetëm një orë më parë, Bledar Devolli po fliste me shumë entuziazëm në një studio televizive se si priste rritjen e lojës të skuadrës së Kamzës. Por me sa duket trajneri nuk do të ketë mundësinë të shijojë frytet e punës së tij.

Me një njoftim në rrjetet sociale, Kamza ka bërë të ditur se tekniku është shkarkuar nga detyra, një vendim i papritur ky pasi nuk kishte sinjale se në klub ishin të pakënaqur me të.



Gjithçka ka ndodhur befasisht dhe në klub ka filluar puna për të zëvendësuar menjëherë teknikun te kjo skuadër duke shfrytëzuar periudhën e pushimit për kombëtaret.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas