Aktualitet, Kryesore

Humbi jetën në krye të detyrës, Dibra nderon me titullin ‘Qytetar Nderi’ kapitenin Floran Delia

Qyteti i Dibrës ka kujtuar sot kapitenin Floran Delia, pilotin e Forcës Ajrore, që humbi jetën në një aksidenti ajror 2 vjet më parë. Gjatë një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Pallatit të Kulturës në Peshkopi, me vendim të Këshillit Bashkiak, ku e pranishme ishte edhe familja e të ndjerit, kapiteni Floran Delia u nderua me titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes).

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj tha: “Ky angazhim solemn që në fakt më takon ta marr edhe personalisht në cilësisnë e ministres së Mbrojtjes, na detyron të gjithëve të kujtojmë me shumë respekt sakrificën e të gjithë atyre që nuk jetojnë më. Njëherësh është edhe angazhim për të nderuar të gjithë ushtarakët që i shërbejnë atdheut, që kanë marr përsipër të rrezikojnë edhe jetën e tyre për të bërë profesionin shumë të nderuar të ushtarakut, por edhe profesionin e rrezikshëm të pilotit.



Shumë faleminderit qytetarëve të Dibrës për këtë gjest bujar por shumë të merituar për heroin tonë. Dhe duke nderuar Floranin njëherësh keni nderuar e vlerësuar kontributin e secilit prej 8 mijë efektivëve të FA për të kontribuar për sigurinë e vendit dhe për jetën e çdo qytetari të Republikës të Shqipërisë”.

Ndërkohë, me vendim të Këshillit Bashkiak, edhe rruga Ceren – Radomirë do të mbajë emrin e kapitenit të lindur e rritur në Dibër. Kujtojmë se Kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, ranë në krye të detyrës në mesditën e 6 prillit të vitit 2016 gjatë një fluturimi stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe. Të dy ushtarakët janë shpallur “Dëshmorët e Atdheut” nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.
thumbnail_IMG_7979

thumbnail_IMG_7972

thumbnail_IMG_7959

thumbnail_IMG_7927

thumbnail_IMG_7775

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas