Arkiva, Sport

Humbën 6-1, në Argjentinë kryqëzojnë Messi-n: Ronaldo do të kishte …

Lionel Messi mund të jetë në “infermieri”, por legjenda e Argjentinës, Hugo Gatti, thotë se Cristiano Ronaldo do të kishte luajtur edhe me dhimbje. Superstari i Barcelonës nuk u aktivizua në të dyja ndeshjet e kombëtares së tij gjatë pushimit ndërkombëtar, duke mos luajtur as në fitoren 2-0 ndaj Italisë, as në humbje 6-1 me Spanjën.

Jorge Sampaoli pranoi se skuadra e tij ishte “bombarduar” gjatë një nate për t’u harruar në Madrid, me Messin e detyruar ta shikonte ndeshjen nga tribuna, si tifoz, përpara se ta linte “Wanda Metropolitano” para mbylljes së lojës.



Ish-portieri i Argjentinës, Gatti, beson se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” duhet të jetë në dispozicion, pavarësisht nga shqetësimet e tij muskulare, sepse rival i përjetshëm, Ronaldo, kurrë nuk do të kishte qëndruar jashtë detyrës me një shqetësim të lehtë.

Njeriu me nofkën “El Loco” gjatë ditëve të tij të lojës i tha “El Chiringuito TV”: “Messi duhej të kishte luajtur. Njerëzit donin ta shihnin. Ronaldo do ta kishte bërë këtë”.

Ikona e Boca Juniors, i cili luajti 18 ndeshje me Argjentinën, beson se shumë theks po vendoset në rolin e Messit për Albiceleste.

Ndërsa pranoi se ai duhej të kishte luajtur gjatë dy ndeshjeve të rëndësishme miqësore gjatë javës së fundit, i ka kërkuar Sampaolit të mos rrotullohet në gjithçka rreth një ylli, shkruan telsport.

Gatti shtoi: “Unë nuk mendoj se Messi është ai që e bën ekipin, nuk besoj në këto gjëra”. Argjentina, megjithatë, do të mbështetet rëndom në kapitenin e vet, kur të shkojë në Rusi, këtë verë.

Çdo shpresë që ata kanë për të provuar lavdinë globale ka të ngjarë të mbështetet në aftësinë e Messit, për të siguruar frymëzimin e një kombi të uritur nga nderimet ndërkombëtare në epokën moderne.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas