Kronika

Humb kontrollin e motorit, vdes tragjikisht i riu shqiptar në Itali

Tragjik ka qenë fati i një 22-vjeçari shqiptar, i cili ka humbur jetën në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15 në rrugën Flaminia, në Fano të Ankonës.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu shqiptar punonte si kamerier, ndërsa u përfshi në një aksident me motor teksa kthehej nga puna.



‘Occhioallanotizia.it’ shkruan se shqiptari, ideniteti i të cilit nuk bëhet i ditur, punonte çdo ditë deri në orën 02:00. Mësohet se shqiptari ishte i martuar dhe kishte një vajzë 2 vjeçe.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas