Kronika

Humb jetën një shqiptar në Itali






               Publikuar në : 18:08 - 28/11/14 |
mapo.al

aksidentiNjë aksident i ka marrë jetën një të riu shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Motta të Livenzas në Itali, natën duke u gdhirë dita e enjte.


Siç shkruan Corriere Della Sera, nga përplasja e makinës Mercedes ka humbur jetën, Idriz Carrunja nga Shqipëria, që prej vitesh ishte emigrant atje.

I riu banonte në zonën e Medunës në Itali dhe ishte duke ecur me shpejtësi. Në një kthesë ai ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një ndërtesë që ishte në anë të rrugës.

Përplasja ishte shumë e fuqishme dhe i riu shqiptar ka humbur jetën menjëherë.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas