ShowBiz

Hueyda El Saied ndahet nga partneri… shkak tradhtia!

Hueyda El Saied është ndarë nga partneri dhe duket se shkak është bërë tradhtia. Prej disa vitesh show-girl i njohur jetonte në Luksenburg pranë partnerit dhe djalit të saj.

E ftuar dje në programin “Rudina” ajo tregoi se kishte kaluar disa momente të vështira, dhe për këtë kishte nisur Yoga-n.



Edhe pse kjo deklaratë e Hueyda-s la të kuptohej se diçka nuk shkonte në raportin e saj, vetë balerina nuk e konfirmoi këtë fakt.

Është Panorama që shkruan se marrëdhënia e saj ka përfunduar me  Michael Tamisier, dhe shkak ka qënë tradhtia e 55-vjeçarit.

Hueyda El Saied është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar, që në momentin kur ajo doli në skenë për herë të parë.

Hueyda është një mama shumë e përkushtuar ndaj të birit 2 vjeçar dhe këtë gjë e ka përmendur në çdo rast, apo edhe në postimet e saj në rrjetet sociale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas