Kronika, Kryesore

Hoxha i kundërvihet PD-së, mbron biznesmenin e dënuar: Është i penduar, e fali Perëndia

Partia Demokratike do të denonconte sërish  këtë të mërkurë lidhjet e politikës me biznesmenin, Edmond Bego, i cili u lirua ditën e sotme nga burgu grek. Por ndaj akuzave të saj ka reaguar edhe hoxhë, imam Ahmed Kalaja.

Përmes një postimi në Facebook, hoxhë Ahmed Kalaja është shprehur se, Bego është i penduar për krimin e tij dhe e ka falur Zoti.



Edmond Bego u arrestua pak ditë më parë nga pala greke, pasi ishte i dënuar në Itali, për trafik droge. Por sot, pas reagimit të Interpolit  italian, se Bego nuk ishte më i dënuar, është bërë i mundur edhe lirimi i tij.

 

POSTIMI I PLOTE I HOXHES:

 

Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!

“I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Keshtu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.

Mirepo Islami nuk eshte mjaftuar me kaq po na meson se vuajtja e denimit eshte pjese e pendimit si edhe domosdoshmeri per funksionimin e pendimit, siç edhe na meson se ne momentin qe drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.

Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos.Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, perkushtimet e tij ndaj njerzve ne nevoje saqë nje status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po qe jam i sigurte se ai kurre nuk do ta deshironte qe te permendim gjera te tilla se qellimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.

Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan.

Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas