Auto

Honda lexon tabelat e trafikut

honda

Honda ka prezantuar sistemin e ri të sigurisë, që mund të lexojë tabelat e trafikut dhe të pikasë këmbësorët, duke shmangur kështu mundësinë e aksidenteve.



Sistemi do jetë i pranishëm në makina në fund të vitit.

Teknologjia “Sensing” synon që ta bëjë lëvizjen me makina sa më të lehtë për shoferët.

Sistemi përdor një radar që është vendosur tek grila e radiatorit dhe një kamera monokulare, të vendosur tek pasqyra e brendshme e makinës.

Më shumë se 1.2 milionë njerëz vdesin në vit nga aksidentet rrugore në mbarë botën dhe kompanitë e makinave po punojnë për të minimizuar sa më shumë shanset e përplasjeve.

Radari i Hondës mund të dallojë pengesat në rrugë si këmbësorët apo makinat, ndërkohë që kamera ofron informacion për përmasat, shpejtësinë dhe distancën e objektit përpara makinës.

Kur distanca vjen duke u afruar, sistemi frenon fillimisht pak, për të paralajmëruar shoferin. Nëse ai nuk përgjigjet, sistemi në mënyrë automatike frenon fort.

Megjithatë mbetet prblem kur objektet dalin në mënyrë të beftë ose shpejt.

Sistemi i ri i pikas objektet deri në 60 metra përpara mjetit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas