Kryesore, Politika

Homazhet për Hajdaragën, Kryemadhi shfaqet e përlotur: Ndikove në ndryshimin e PS

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi teksa vlerësoi kontributin e ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, theksoi se ai ishte njeriu që i dha tjetër frymë Partisë Socialiste.

Nga jashtë ambienteve të Kuvendit, ku po mbahen homazhet në nder të Hajdaragës, Kryemadhi ndau me gazetarët përshtypjet e saj për figurën e këtij politikani, që u nda dje nga jeta në moshën 69-vjeçare.



“Është një nga personazhet më interesante në PS. Në çdo moment më ka inkurajuar. Ka qenë një nga njerëzit që ka inkurajuar të rinjtë e PS në atë kohë për të qenë ata që ishin, për të krijuar një strukturë të PS. Edhe me shaka ai thoshte; unë e ndryshova PS. Nuk dinin të hynin as në kafenenë e Hotel Dajtit. Ai me mentalitetin e tij të hapur solli një ndryshim, dhe në atë kohë solli mentalitet të ri. Kjo ikje e tij e parakohshme është e dhimbshme për familjen, por edhe për ne, pasi do të na mungojë Luani për zgjuarsinë dhe çiltërsinë e tij. Të mos harrojmë që në vitet 96-96 koha e katarsisit në PS dhe më pas në proceset që kaluan pas 97, Hajdaraga ishte një nga ata njerëz që vendosi standardit e të mos pasurit të komplekseve. Ai kishte ato vlera që klasës politike shqiptare po i largohen”, tha Kryemadhi, ndërsa shfaqej tejet e prekur nga humbja e mikut dhe kolegut të saj.

Një mesazh ngushëllimi për Luan Hajdaragën, ajo e bëri edhe më herët në Facebook. Ajo e kujton si një mik, bashkëpunëtor e mentor të mirë Luanin teksa shprehet se “edhe pse rrugët tona politike u ndanë, ti asnjëherë nuk ndalove duke më motivuar”.

“Nuk do të të harroj Luan Hajdaraga, edhe sepse duam apo s’duam ti ndikove në ndryshimin e Partisë Socialiste në atë kohë kur ajo kishte frikë të ndryshonte”, shkruan Kryemadhi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas