Kryesore

Homazhet në Xhenova: As Majko dhe as Bushati në ceremoninë shtetërore

Ndonëse në Xhenova u mbajt ceremonia shtetërore e përcjelljes së viktimave të tragjedisë së shembjes së urës Morandi, Report Tv se asnjë ministër i kabinetit qeveritar shqiptar nuk ndodhej në ceremoni.

Ishte përfolur që pjesë e nderimeve, duke qenë se mes viktimave janë edhe dy shqiptarë, të ishte ministri i Diasporës, Pandeli Majko.



Përveç ministrit të Diasporës, edhe ai i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati mund t’ju ishte bashkuar homazheve në shtetin fqinjë, duke qenë se mes viktimave janë edhe dy shqiptarë.

Por asnjëri prej tyre nuk e ka parë të arsyeshme të jetë pjesë e nderimeve. Në ceremoni siç mëson Report Tv ishte vetëm konsullja e Milanos, Anila Pojani.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas