Kryesore

Homazhe pranë Memorialit, dhe një premtim i Bashës për Azemin: Do pastrojmë…

Në 20 vjetorin e vrasjes se Dëshmorit të Kombit, Azem Hajdari, liderit të lëvizjes studentore që përmbysi diktaturën komuniste, Partia Demokratike e filloi ditën me një simpozium  dhe ekspozitë “Endrra e Azemit: Shqipëria si Europa”. Gjatë ceremonisë, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Azemi u vra nga shteti me unifom.

“Atë e vranë, e ekzekutuan, shteti me uniforma. Dhe natyrisht, është joreale të mendosh se ai nuk kishte armiq por të mendosh se në qoftë se ka një njeri që e ruante komunikimin me të tjerët, askush më shumë se ai. Do t’jua them unë pse! Para se të gjithash e mbi të gjitha se ai kishte respekt për tjetrin! Këtu qëndron arsyeja.  Ishte gjithmonë i gatshëm, i hapur për të diskutuar, për të biseduar…”, tha ndër të tjera Berisha



Më pas u zhvilluan homazhe pranë Memorialit, ku kreu I demokratëve mbajti fjalën e rastit.

“Të shprehim vendosmërinë tonë, në nder të gjithë shqiptarëve dhe Azemit, se nuk do i nënshtrohemi së keqes, të zotohemi para Azemit se do ta pastrojmë politikën nga krimi për t’i hapur vendit rrugën e bllokuar, se në vend do të ketë edhe liri dhe demokraci, ëndrra jote na udhëheq në betejën për fitoren e së mirës ndaj se keqes,”- tha Basha.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas