Aktualitet

Holandë, një i vdekur e 3 të plagosur në përfundim të festivalit

Një automjet ka goditur 4 persona në përfundim të një festivali muzikor holandez, në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke vrarë njërin dhe duke plagosur 3 të tjerët, përpara se të arratisej nga vendngjarja.

Drejtuesi i mjetit, i përshkruar nga raportimet në medie si një minifurgon i vogël i bardhë, është shpallur në kërkim nga policia.



Incidenti ndodhi në të ashtuquajturin “Pinkpop”, një festival 3-ditor i mbajtur në Landgraaf në jug të vendit, rreth orës 4 të mëngjesit. Ende nuk dihet me saktësi nëse përplasja ishte e qëllimshme apo aksidentale.

Për kërkimet në lidhje me minifurgonin “Fiat Doblo” dhe drejtuesin e tij janë vënë në dispozicion edhe policë belgë e gjerman. Furgoni, sipas dëshmitarëve kishte targa holandeze.

Organizatorët e festivalit thanë në një deklaratë të publikuar në Facebook se “ishin tronditur thellë” nga lajmi. Në festival, ku kishin shkuar dhjetëra mijëra fansa, përfundoi orët e para të mëngjesit pas performancës së këngëtarit Bruno Mars.

Disa prej të apasionuarve kishin ngritur edhe kampe për të qëndruar gjatë natës në vendngjarje.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas