Kronika

Hodhi armën nga dritarja, si u arrestua 38-vjeçari pas sherrit me vëllain

Policia njofton se ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy vëllezërve, duke arrestuar një prej tyre. Sipas burimeve zyrtare: Personi i vënë në pranga, në momentin që ka mbërritur Policia ka hedhur armën e zjarrit jashtë banesës.

Policia njoftoi se: Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.



Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku falë reagimit të shpejtë të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  • Taulant Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Shtëpanj, Cërrik.

Shtetasi Taulant Hoxha, kur ka parë Policinë  ka hedhur armën e zjarrit nga dritarja e banesës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe  “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga  nenet 278/2,3 e 279/1 të Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas